SHBA ka paralajmëruar Iranin të mos nisë një tjetër sulm ndaj Izraelit, duke theksuar se nëse ndodh, Uashingtoni nuk do të jetë në gjendje ta frenojë shtetin hebre.
Axios citon një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar izraelit që kanë thënë se mesazhi u është dërguar iranianëve përmes ndërmjetësve zviceranë.
“Ne u thamë iranianëve: nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë Izraelin dhe nuk do të jemi në gjendje të garantojmë se sulmi i ardhshëm do të jetë po aq i kalibruar dhe i shënjestruar sa ai i mëparshmi”, – shkruan Axios.