Guvernatori i Washingtonit ka vendosur të aktivizojë disa pjesëtarë të Gardës Kombëtare në përgatitje për mundësinë e dhunës gjatë zgjedhjeve të vitit 2024. Kjo masë vjen pas informacionit dhe shqetësimeve për aktivitete të paligjshme që lidhen me procesin zgjedhor.
Shteti i Washingtonit ishte një nga dy vendet ku kutitë e votimit u dogjën gjatë javës së kaluar. Guvernatori Jay Inslee tha se ka marrë masa për të siguruar gatishmëri të plotë për të reaguar ndaj situatave të dhunshme. Ai përmendi se qindra vota ishin shkatërruar nga një pajisje djegëse në qytetin e Vancouverit. Aktualisht, më shumë se dy milionë qytetarë amerikanë kanë hedhur votat e tyre, sipas Laboratorit Zgjedhor në Universitetin e Floridës.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve të vitit 2020, më 6 janar, një grup mbështetësish të ish-presidentit Donald Trump hynë dhunshëm në Kongres, duke shkaktuar viktima dhe dëme. Në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump do të përballet me kandidaturen e demokratës Kamala Harris.