Boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, arriti një fitore të rëndësishme duke mposhtur rivalin serb, Milosav Saviq, në një meç që u zhvillua në Chemnitz, Gjermani. Pas gjashtë raundeve, Xhoxhaj doli si fitues, duke dominuar tërë ndeshjen dhe duke siguruar suksesin e radhës në karrierën e tij profesionale.
Pas triumfit, ai festoi me flamurin kuqezi, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij. Ky sukses shënon një tjetër hap përpara për boksin shqiptar në arenën ndërkombëtare.