-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Selanik: Pa SHBA e BE nuk do nënshtronim dot ata që ulërijnë nga penxheret

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para shqiptarëve në Selanik, përgënjeshtroi akuzat se drejtësia në Shqipëri është nën kontrollin e qeverisë. Ai theksoi se, nëse kjo do të ishte e vërtetë, nuk do të kishte ndodhur “prerja e kokave” në radhët e Partisë Socialiste (PS) si rezultat i reformave të fundit në drejtësi.

Rama shpjegoi se reforma nuk është një krijim i SHBA-së, por një rezultat i vullnetit të PS, ndonëse ai e njohu kontributin e Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Edi Rama: Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë gijotina e një drejtësie teatrale që do dirigjohej nga qeveria nuk do kishte prerë koka nga radhët tona. Nëse qeveria ka kontroll mbi drejtësinë, drejtësia nuk hyn dot në radhët e njerëzve të qeverisë.

Ka edhe një ekstrem tjetër që reformën e bëri Amerika, edhe kjo është pa aq e vërtetë, se aty ishte Amerika para se ne ti hynim detit në këmbë. Amerika është aty edhe në vendet e tjera të Rajonit, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Pyetja është e thjesht: nëse Amerika pse nuk na e solli më parë, por na la të jetonim nën thundrën e korrupsionit për kaq shumë vite? Sepse as Amerika dhe as BE as mund ta bënin dhe as nuk e bëjnë dot këtë reformë nëse nuk gjendet forca e brendshme për të udhëhequr këtë proces. Shqipëria e ka këtë forcë të brendshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit