Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Selanik, njoftoi se procedura e votimit për emigrantët në zgjedhjet e ardhshme do të realizohet përmes postës. Ai shpjegoi se fleta e votimit do të dërgohet me zarf te shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Rama theksoi se qeveria po diskutohet për të mbështetur financiarisht dërgimin e fletave të votimit mbrapsht, në mënyrë që votuesit të mos kenë asnjë kosto.
“Votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët. për ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë do bëhet me postë, fleta do vijë me zarf dhe po diskutojmë për ta mbështetur edhe dërgimin mbrapsht që mos të ketë kosto për ata që do jenë votuesit e parë në histori nga jashtë vendit. Në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje”, tha Rama.