Uashingtoni, Oregon dhe Nevada kanë alarmuar Gardën Kombëtare si masë paraprake ndaj mundësisë së trazirave përpara zgjedhjeve presidenciale të nesërme në SHBA.
Mediat amerikane raportojnë se incidentet e mëparshme, si djegia e kutive të votimit në këto shtete, kanë nxitur këtë vendim. Në zgjedhjet e 5 nëntorit, qytetarët do të vendosin mes Kamala Harris dhe Donald Trump.
Deri tani, 76 milion amerikanë kanë votuar me postë gjatë periudhës së votimit të hershëm.