Detaje të reja janë zbuluar nga masakra që ndodhi para disa ditësh në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër persona. Ata janë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë të pafajshëm të cilët po kalonin me motorin e tyre Flutura dhe Bashkim Basha.
Autorët e ngjarjes nuk kanë lënë asnjë gjurmë pasi e kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç.
Dyshohet se makina tip “range Rover” është shkrumbuar në fillim me acid dhe më pas i është vënë flaka. Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues.
Misteri i atentatit në Shkodër, policia ushtron kontrolle në dy klinika mjekësore