Në Kosovë janë zbuluar dy raste të dhunës seksuale ndaj të miturave në një periudhë 24-orëshe. Policia e Kosovës ka raportuar se në Prishtinë, një vajzë është dhunuar nga pesë persona, ndërsa në Pejë, një nëntë vjeçare ka rënë viktimë e një 26-vjeçari.
Për rastin e Prishtinës, policia po kryen hetime intensive dhe viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Të dyshuarit në këtë rast ende nuk janë identifikuar. Ndërkohë, në rastin e Pejës, autori është arrestuar dhe prokurori ka kërkuar paraburgim.
Rrjeti i Grupit të Grave në Kosovë ka reaguar duke kërkuar hetim të shpejtë dhe serioz nga institucionet përkatëse, duke theksuar nevojën për të mos normalizuar dhunën.