-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë do të thotë hapja e kufirit energjetik mes Kosovës dhe Serbisë?

Kryesoret

Linjat ndërlidhëse energjetike në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat menaxhohen nga Operatorët e Sistemit të Transmisionit të të dyja vendeve, janë fizikisht funksionale dhe aktive, por për arritjen e qëllimeve komerciale, është e rëndësishme që ato të përdoren.

Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT), duke theksuar, po ashtu, se shpërndarja e kapaciteteve neto transmetuese në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’u ofronte palëve më shumë mundësi për tregtimin e energjisë elektrike.

Përndryshe, linja ndërlidhëse paraqet një lloj kufiri energjetik, përkatësisht lidh sistemet energjetike të dy ose më shumë vendeve, mundëson shkëmbimin e energjisë elektrike dhe rrit stabilitetin e sistemit, si dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, tha më 24 tetor se është bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë dhe se Beogradi është pajtuar për t’i lëshuar në funksion linjat ndërlidhëse deri në fund të nëntorit.

Radio Evropa e Lirë e kontaktoi kabinetin e Bislimit për më shumë detaje lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje. Pala serbe nuk e përmendi atë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it rreth saj.

I dërguari i posaçëm i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më 29 tetor, disa ditë pas takimit me Bislimin dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, se nuk ka pasur përparim sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por shtoi se është optimist kur bëhet fjalë për çështje të tjera.

“Ka pasur përparim në disa çështje të tjera të rëndësishme, të cilat do t’i monitorojmë në javët në vazhdim”, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Facebook./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit