Një ditë para zgjedhjeve në SHBA, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk sheh asnjë sinjal që mund të ketë ndryshime lidhur me mbështetjen ndaj Kosovës, qoftë nga Republikanët apo Demokratët. Gërvalla ka thënë se miqësia e Kosovës me SHBA-në nuk ndikohet nga zgjedhjet atje.
“Këshilli Evropian ka paralajmëruar kohëve të fundit një paralajmërim që thekson se nëse NATO dhe SHBA nuk ndërmarrin hapa të nevojshëm në këtë drejtim, ekziston mundësia e rikthimit të konfliktit në Ballkan”, tha Gërvalla.