-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonzato: Tranzicioni i gjelbër i Shqipërisë, çelësi për standardet mjedisore të BE-së

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi në Europe House një bashkëbisedim me 29 të rinj nga zona të ndryshme të Shqipërisë, si Tirana, Kamza, Durrësi dhe Berati, për të diskutuar për një prej çështje me rëndësi kritike siç është mjedisi dhe ndryshimi i klimës. Biseda u përqendrua tek Kapitulli i 27 i BE-së “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” dhe roli kritik që luajnë të rinjtë në adresimin e çështjeve mjedisore, ndërsa të rinjtë pjesëmarrës në takim janë pjesë e programeve të World Vision në Shqipëri, të cilët në mënyrë të vazhdueshme organizojnë nisma të ndryshme për të adresuar sfidat që hasin në komunitetet e tyre.

“E ardhmja e Shqipërisë është brenda BE-së dhe vetëm duke punuar së bashku, mund të mbrojmë mjedisin dhe klimën e përbashkët. Tranzicioni i gjelbër i Shqipërisë është çelësi për përmbushjen e standardeve mjedisore të BE-së dhe për të na sjellë më pranë qëllimeve tona të përbashkëta Ajo që po bëni aktualisht ju është pikërisht ajo që duhet të bëjë çdo qytetar evropian.

Me nismat që ju po ndërmerrni, po përgatisni komunitetet tuaja për të qenë pjesë e BE-së. Është një prej bisedave më brilante që kam zhvilluar dhe modeli impakt i World Vision është jashtëzakonisht shpresëdhënës,” – u shpreh ambasadori Gonzato. Aktivistët e rinj folën për disa nga projektet e tyre me ndikim të prekshëm në shoqëri – nga rivendosja e gjelbërimit në liqenin e Paskuqanit te organizimi i kampeve verore të fokusuara tek problematika e klimës – iniciativa këto që tregojnë përkushtimin e këtyre liderëve të rinj për të krijuar ndryshime të qëndrueshme. Gjatë fjalës së tij, Gonzato i njohu të rinjtë edhe me progresin e bërë nga Shqipëria për procesin e integrimit evropian, ndërsa foli në mënyrë konkrete për ndihmën që jep BE-ja në mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit