Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ne rrjetin e saj social në facebook ka publikuar pamjet e kantierit të kardiologjisë në QSUT.
Koçiu shprehet se po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksionin e plotë të godinës që do të përfshijë salla të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart të specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë.