Dy shqiptarët Kristian Shpendi dhe Elhan Kastrati po vlerësohen maksimalisht në Seria B në Itali.
Sulmuesi Kristian Shpendi i dha fitoren 1-0 ekipit të Cesenës kundër Sutdirolit. Ky gol ndikon dhe personalisht për sulmuesin shqiptar pasi blindon pozitat në krye të golashënuesve në kampionat dhe ku mediat italiane e vlerësuan me notën 7.5 në fushën e lojës.
Formë të mirë pati dhe portieri shqiptar Elhan Kastrati. Portieri shqiptar tregoi siguri ku dha kontribut për 3 pikëshin e ekipit të tij ndaj Palermos si dhe pati një vlerësim me notën 7.5 nga mediat italiane.