Në emisionin “5 Pyetjet” me Babaramo, Emilio Çika, ekspert në marrëdhëniet ndërkombëtare, diskutoi për polarizimin e situatës politike dhe sociale, duke theksuar se ai ka rrjedhur nga përplasjet dhe karakteristikat e natyrshme. Ai shprehu se:
“Duhet të ndajmë qëndrimet në dy kontekste: premisat e politikave të brendshme dhe ato të politikës së jashtme. Të dyja mbështesin në një farë mënyre qytetarin, por janë të asnjëanshme në përmbajtje. Premisat e zonjës Harris, sidomos në muajt e fundit, tregojnë një ndarje të qartë nga politikat e presidentit Biden, duke nënkuptuar se nuk do të jetë një presidencë e vazhdueshme e tij.
Kryefjala e kësaj është ekonomia. Politikat ekonomike mbështeten në një grup ekonomistësh që kanë qenë në mbështetje të ish-presidentit Obama, më shumë sesa të Bidenit. Kjo përfshin reformën dhe mbështetje për sistemin shëndetësor, me fokus në aksesin e qytetarëve amerikanë.
Në aspektin ekonomik, duhet analizuar qëndrueshmëria e politikave, jo vetëm për qytetarin, por edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Përplasjet lidhen me tema si emigracioni, që janë pjesë e politikës së jashtme dhe ekonomisë.”