Ukraina do të përballet me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë në kuadër të Nations League në muajin nëntor.
Trajneri i kombëtares, Sergei Rebrov, ka shpallur listën e të ftuarve për këto ndeshje, ku rikthehet sulmuesi Artem Dovbyk. Kombëtarja ukrainase aktualisht renditet në vendin e fundit të grupit me 4 pikë pas katër ndeshjesh.
Lista përfshin portierë si Georgiy Bushchan dhe Anatoliy Trubin, mbrojtës si Mykola Matviienko dhe Vitaliy Mykolenko, si dhe mesfushorë e sulmues si Mykhailo Mudryk dhe Roman Yaremchuk.