-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në SHBA/ Endri Shabani: Zgjedhjet si fati i perandorisë

Kryesoret

Vetëm disa orë na ndajnë nga zgjedhjet më të rëndësishme për Shtëpinë e Bardhë në SHBA. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” me Babaramo, Endri Shabani, drejtues i Nismës Thurje, theksoi se e sheh situatën globale dhe zgjedhjet si një moment të rëndësishëm për fatin e perandorisë. Ai kundërshton retorikën e Donald Trumpit, i cili thotë se Amerika duhet të rikthehet e para, duke theksuar se SHBA-ja nuk ka qenë kurrë e dyta.

“Sot, ky është fati i perandorisë. Pas rënies së perdes së hekurt, modeli kapitalist neo-liberal është përhapur në mbarë globin, duke sjellë sfida për rendin e ndërtuar. Kjo ndikon edhe në Shqipëri, sidomos në marrëdhëniet me NATO-n dhe BE-në. Pastaj, ngrohja globale është një problem që e paguajnë vendet e varfra, dhe gjithashtu ndikon në mënyrën se si qeveriset.”

Ai theksoi se Amerika ka menaxhuar me metoda më të buta pas vitit 1990, duke harxhuar më pak burime ushtarake. “Njerëzit dëshirojnë të ndjekin këtë model. Retorika e Trumpit, që sugjeron se këto modele po dobësohen, nuk frymëzon,” shtoi ai. Shabani theksoi se SHBA nuk e ka humbur rolin e saj në botë.

Gjithashtu, ai theksoi se rendi aktual botëror ka nevojë për reformë, veçanërisht në OKB dhe Këshillin e Sigurimit. “Rendi i sotëm ka nevojë për një ndryshim, duke filluar nga OKB. Vendimmarrjet shpesh janë të imponuara politikisht, dhe kjo kërkon reforma të thella,” përfundoi Shabani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit