Këngëtarja Artjola Toska ka reaguar pas përhapjes së lajmeve të pabazuara që e përfolën për shtatzëni.
Përmes një postimi në Insta Story, ajo hodhi poshtë aludimet duke i quajtur ato të rreme dhe i paralajmëroi mediat që shpifja është një vepër penale.
“Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë janë tërësisht të rreme. Dua t’i kujtoj portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas se shpifja përbën vepër penale,” shkroi ajo.