-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mes lotësh dhe emocionesh të forta, Kiara flet për pritjen e ëmbël

Kryesoret

Kiara Tito moderatorja e njohur ka rrëfyer ditën e sotme në “Ftesë në 5” për periudhën e shtatzënisë.

Kiara mes lotësh dhe shumë emocionesh tregoi se vajza u ngjiz në Turiq, ku çifti kaloi disa ditë pushime pas mbarimit të edicionit të dytë të “Big Brother Vip”.

Ai tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi. Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha je me Covid? Bëra disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një besim aq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”.

Gjithashtu Kiara ka treguar se ka shumë neps për embëlsirat por “nuk e zgjon Luizin gjatë natës”.

Kiara rikujtoi dhe një herë emocionet e dasmës së tyre.

“Dasma në 1 shkurt ndjeva që ishte një dasmë e vërtetë. Po dridhesha, ishte ftohë, kisha shumë emocione. E rishoh prap në YouTube. Nuk besoj se do të harrohet si mbrëmje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit