Përmbytjet kanë përfshirë qytetin e Valencias dhe rrethinat e tij, duke përmbysur gjithçka në rrugën e tyre, duke lënë pas shtëpi dhe biznese të shkatërruara nën një shtresë të trashë balte, ndërsa numri i të vdekurve ka kaluar mbi 200 teksa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të luftojnë për të gjetur personat e zhdukur.
49-vjeçari Jerome Torres, banor i Valencias, foli për mediat britanike dhe tha se qyteti i tij dukej si një skenë nga një film horror “apokaliptik”. Torres, i cili ishte i bllokuar në apartamentin e katit të katërt në qytetin e Paiporta, tha se ndjente sikur jeta e tyre do të përfundonte atë ditë.
“Ne mund të dëgjonim fqinjët duke bërtitur ndërsa ata u rrëmbyen nga rrjedha e ujit. Uji vazhdoi të ngrihej dhe ne mund të dëgjonim fqinjët që ishin bllokuar në shtëpitë e tyre njëkatëshe duke bërtitur, por ishte e pamundur të dilnim për shkak të forcës së ujit.
Ne mund të dëgjonim njerëzit që bërtisnin në rrugën tonë, ndërsa ata u fshinë nga rrjedha e ujit. Fqinjët në katet më të larta po hidhnin litarë dhe çarçafë në përpjekje për t’i ndihmuar ata të kapnin diçka dhe pastaj të përpiqeshin t’i nxirrnin nga uji” tha ai.