Bashkëshortja e efektivit Erjon Goxhara ka tentuar të marrë jetën, duke konsumuar fostoksinë, një substancë toksike. Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Erjon Goxhara, efektiv i policisë, është në burg pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 19 gusht, kur ai plagosi me armë zjarri kolegun e bashkëshortes, Lorenc Kostën, në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Pas ngjarjes, Goxhara u vetëdorëzua dy ditë më vonë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Plagosi Lorenc Kostën, vetëdorëzohet në polici Erjon Goxhara