Kamala Harris ka bërë një vizitë të papritur në selinë e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në Washington D.C., ku ka falënderuar vullnetarët që e kanë mbështetur në fushatën zgjedhore.
Ajo ka shprehur mirënjohje për përpjekjet e palodhur të ekipit dhe ka inkurajuar qytetarët të dalin të votojnë.
Në këtë ngjarje, përveç Harris, ka qenë e pranishme edhe këngëtarja Beyonce, e cila ka bërë një thirrje të fuqishme për të mbështetur Kamala Harris në këto zgjedhje.
Beyonce e ka nxitur publikun të votojë për Harris, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur liderët e tyre.