Ministri i Financave Petrit Malaj në Komisionin e Ekonomisë u shpreh se pasi të jetë gati skema e re e pensionistëve do të ulen për të diskutuar në lidhje për të shtuar financimin.
“Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të pensionit, apo bonuset që planifikohet të jepen, pasi jemi në proces. Kur të kemi formulën finale, ne mund të ulemi të rishikojmë buxhetin e shtetit”, tha Malaj.
Ai tha se për vitin që vjen janë planifikuar 16 mln euro për indeksimin e pensionistëve dhe 37 mln euro për bonusin e fundvitit.
“Për vitin 2025 kemi 3.7 mld lekë për bonusin e fundvitit, presim të ketë rritje të bonusit të fundvitit”, tha Malaj.