Ndeshja e së dielës në kampionatin turk Trabzonspor-Fenerbarçe përfundoi 2-3 në favor të miqve. Edhe pse trajneri i Fenerbarçe Jose Morinjo arriti të marrë 3 pikëshin në fushën kundërshtare sërisht nuk është i kënaqur me sistemin e arbitrimit në kampionatin turk.
“Unë fajësoj njerëzit e Fenerbahçes që më sollën këtu”, tha Murinjo i cili mori drejtimin e klubit në qershor. “Më thanë vetëm gjysmën e së vërtetës.
Nuk ma thanë të gjithë të vërtetën sepse po të ma thoshin të vërtetën nuk do të vija. Por me gjysmën e së vërtetës dhe djemtë e mi ne luftojmë kundërshtarët dhe sistemin”, tha ai.
Ky reagim i Murinjos vjen pasi ishte shumë i pakënaqur nga penalltitë që ju akorduan ekipit kundërshtar Trabzonsport.