Ditën e sotme në disa shtete janë hapur qendra e votimit, ku do të votohet për presidentin e ardhshëm midis Donald Trump dhe Kamala Harris.
Në Filadelfia, Pensilvani shihen rreth 50 qytetarë, të cilët janë në radhë, ndërsa për të shmangur të ftohtin e mëngjesit në dorë mbajnë filxhanin e kafes, shkruan BBC.
Ndërsa në Wilmington, Karolina e Veriut janë vendosur në radhë rreth 30 deri në 40 njerëz. Gjithashtu radhë të gjata u panë edhe në zyrën e Regjistrimit dhe Zgjedhjeve të Votuesve të Qarkut Gëinnett në Laërenceville.