Shqipëria e vajzave U-17 ka fituar 2-1 ndaj Izraelit në ndeshjen e raundit të parë të kualifikuesve për Euro 2025.
Ndeshja, që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, u vendos nga golat e Refjona Luarit në minutën e 27-të dhe Aisha Sulejmanit në minutën e 96-të.
Shqipëria, e cila mbylli grupin B4 në vendin e dytë me 3 pikë, ka dhënë një paraqitje të mirë, me portieren Anisa Krraba që luajti një rol kyç duke shpëtuar skuadrën nga përmbysja.