Këtë paradite trajneri Bledi Shkëmbi është paraqitur në ambientet stërvitore të ekipit KF Tirana dhe është larguar në pak minuta. Ky shkarkim nuk është bërë ende publik nga ana e drejtuesve të klubit të Tiranës.
Mësohet që ky hap nga stafi drejtues është marrë pas humbjes kundër Egnatias 1-0 kjo ka mjaftuar që të mbushet kupa dhe të merret vendimi.
Aventura e trajnerit korçar në pankinën e bardhebluve zgjati vetëm 12 ndeshje dhe për media nuk dha shumë informacion, thjesht u shpreh: “E kam mbyllur me Tiranën” tha shkurtimisht.