-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Do të pranoja humbjen nëse do të ishin zgjedhje të drejta

Kryesoret

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të pranonte humbjen pas zgjedhjeve të së martës “nëse zgjedhjet janë të drejta”. Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se do të ishte i pari që do të pranonte humbjen nëse procesi zgjedhor është i ndershëm dhe i paanshëm.

Trump përsëriti shqetësimet e tij lidhur me përdorimin e makinerive elektronike të votimit, duke sugjeruar se ato janë më të rrezikshme dhe më pak të sigurta sesa fletëvotimet tradicionale në letër. Ai theksoi gjithashtu se shpallja e rezultateve mund të vonohet për shkak të këtyre makinave.

Në lidhje me mundësinë e trazirave pas zgjedhjeve, Trump u shpreh se mbështetësit e tij nuk janë njerëz të dhunshëm dhe se nuk do të ketë dhunë pas rezultatit të zgjedhjeve. “Sigurisht që nuk do të ketë dhunë,” tha ai, duke u munduar të qetësojë çdo shqetësim për tensionet që mund të shoqërojnë procesin zgjedhor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit