Donald Trump ka votuar në Florida, së bashku me bashkëshorten e tij, Melania, duke kërkuar rikthimin në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti i SHBA-së, i veshur me kapelën ikonike MAGA, foli për mediat pas hedhjes së votës, duke theksuar se kishte dëgjuar për radhët e gjata të votuesve konservatorë dhe se po ecin “shumë mirë”.
Ai e vlerësoi fushatën e tij, duke përmendur se kishte pasur katër mitingje të suksesshme, dhe shprehu optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve. Trump shpjegoi gjithashtu se do të përpiqet të jetë “shumë përfshirës” dhe të sjellë bashkë të gjithë amerikanët.
Ai tha se ndihej “shumë i sigurt” për mundësitë e tij në këto zgjedhje, duke theksuar se duket se republikanët janë paraqitur të fuqishëm në këtë proces.