Në disa shtete kyçe të Shteteve të Bashkuara, orari i votimit është shtyrë për të paktën 60 minuta, për shkak të vonesave në hapjen e disa qendrave të votimit. Sipas raportimeve të mediave amerikane, në dy qendra votimi në Georgia, votuesit mund të votojnë deri në orën 19:20 sipas kohës lokale, pasi këto qendra ishin hapur me vonesë gjatë mëngjesit.
Po ashtu, në një qendër votimi në Pensilvani, orari i votimit është shtyrë deri në orën 21:30. Këto shtyrje të orarit kanë ndodhur për shkak të vonesave në hapjen e qendrave të votimit në mëngjes.
Shtetet e Georgia dhe Pensilvani janë të rëndësishme për të dy kandidatët, Donald Trump dhe Kamala Harris, pasi ato konsiderohen si shtete kyçe që mund të përcaktojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.