Armando Broja është rikthyer në stërvitje pas një periudhe të gjatë jashtë fushës për shkak të dëmtimit që e la të pamundur të luante që nga gushti. Klubi i Everton, ku ai është huazuar nga Chelsea këtë sezon, ka postuar një foto të tij në rrjetet sociale, duke shprehur kënaqësinë për rikthimin e tij.
“Është kënaqësi të të shohim në stërvitje, Armando”, shkruan Everton.
Në foton e postuar, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shfaqet i buzëqeshur, ndërsa klubi shpreson që ai të jetë në formë të plotë sa më shpejt. Dëmtimi ka bërë që Broja të mos marrë asnjë minutë gjatë këtij sezoni, dhe kjo është një tjetër herë që ai ka hasur probleme fizike.