-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati me 4 viktima në Shkodër, Këshilli Bashkiak mban 1 minutë heshtje

Kryesoret

Në fillim të mbledhjes së sotme, Këshilli Bashkiak i Shkodrës mbajti një minutë heshtje për të nderuar katër viktimat e atentatit mafioz që ndodhi më 28 tetor në qytet.

Propozimi për këtë akt të respektit u bë nga këshilltarja e Partisë Demokratike, Glorja Shllaku, dhe u miratua nga kryetari i këshillit, Oltion Luli.

Në masakrën e 28 tetorit, si pasojë e një atentati me armë, humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati, Bashkim Basha dhe Flutura Basha.

Lici dhe Bushati ishin shënjestrat e atentatit, ndërsa Basha dhe Flutura Basha, që ndodheshin në automjetin e goditur, nuk ia dolën të mbijetonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit