Manchester City ka pësuar humbjen e radhës në transfertë ndaj Sportingut të Lisbonës. “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh me anë të një goli nga Foden por nga ana tjetër portugezët ishin vrastar me anë të kundërsulmeve të cilët ja dolën me sukses duke prekur 4 herë rrjetën. Në këtë ndeshje spikati sulmuesi suedez i Sportingut Viktor Giokeres duke shënuar 3 herë në portën e mbrojtur nga Ederson.
Në kryendeshjen e mbrëmjes së djeshme Real Madrid-Milan, “Kuqezinjtë” surprizuan duke nënshtruar në shtëpi “Galaktikët” me rezultatin 1-3.
Milan kaloi në minutën e 12 në avantazh me një gol të shënuar nga Thiaw më pas do të barazonte në minutën e 23 Vinicius nga pika e bardhë e penalltisë, në vazhdimësi milanistët nuk do të gabonin në raste duke shënuar dy gola të tjerë nga Morata në minutën e 39 dhe nga Rejinders në minutën e 73.
Ndeshje të tjetër e rëndësishme ishin ato midis Liverpool-Leverkusen ku “The Reds” fituan me rezultat të thellë 4-0 kundër gjermanëve duke vazhduar që mos njohin humbje në këtë kompeticion.