19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy humbje resht, Takaj zbret në dhomat e zhveshjes së Skënderbeut

Kryesoret

Skënderbeu këtë fundjavë do të luajë në transfertë kundër Teutës, ekipi korçar vjen me një performancë të dobët me renditjen në vendin e 8 të kampionatit shqiptar dhe  pas dy humbjeve të fundit  asaj kundër Partizanit dhe Vllaznisë. Kjo ka shkaktuar shqetësimin edhe të presidentit të klubit korçar Ardian Takaj i cili ka komunikuar me stafin dhe me lojtarët.

“Jemi në një pozicion jo të mirë në renditje dhe për më tepër dy humbjet e fundit kanë krijuar një situatë të vështirë sa i përket objektivave të klubit dhe mbi të gjitha kërkesave që ka ky ekip. Ju duhet të jeni të qetë dhe për këtë keni mbështetjen time për të vijuar punën qetësisht me qëllim që të rikthejmë ekipin atje ku i takon dhe ku ka objektivat.

Dua të shpreh mbështetjen time për këtë moment që po kalojmë ndaj punoni qetësisht pasi unë e di se cili është potenciali juaj. Le të lemë pas krahëve gjithçka që ka ndodhur në këto ndeshje dhe të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të jemi të qetë për ndeshjen e radhës” u tha Takaj lojtarëve dhe staffit.

Klubi korçar po zhvillon seancat stërvitore në kompleksi “Tropikal” duke mos u kthyer fare në Korçë. Skënderbeu do të zbresë në “Niko Dovana” vetëm për 3-pikët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit