Kamala Harris, kandidatura demokrate që humbi në zgjedhjet presidenciale, ka telefonuar Donald Trump për ta uruar për fitoren e tij.
Lajmi është konfirmuar nga CBS News. Gjatë bisedës telefonike, Harris theksoi rëndësinë e një transferimi të pushtetit paqësor.
Sipas një ndihmësi të lartë të Harris, ajo gjithashtu ka planifikuar të mbajë një fjalim publik disa orë më vonë.