Ministrja saudite e Mbrojtjes ka konfirmuar shpërthimin e një zjarri në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin Riad, pas një sulmi me dronë. Sipas autoriteteve saudite, dy dronë shkaktuan një shpërthim që çoi në zjarr, i cili i shkaktoi dëme të vogla materiale, por nuk raportohet për të lënduar.
Në përgjigje të ngjarjes, qytetarëve amerikanë atje u është bërë thirrje të “strehohen menjëherë në vend” për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar duke deklaruar se “së shpejti do të mësoni” për kundërpërgjigjen e tij pas sulmit. Ai theksoi se do të dërgojë trupa ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme “vetëm nëse është e nevojshme”.
/5pyetjet.al









