-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interpol arreston 2500 persona, mes të cilëve shqiptarë, maqedonas dhe serbë

Kryesoret

Në kuadër të operacionit global “Liberterra II”, Interpol ka realizuar një goditje të madhe kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke arrestuar 2,500 persona dhe shpëtuar më shumë se 3,000 viktima të mundshme. Operacioni u zhvillua midis 29 shtatorit dhe 4 tetorit në 116 shtete, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mes të arrestuarve janë shtetas të ndryshëm, përfshirë shqiptarë, maqedonas dhe serbë.

Ky operacion ka mundësuar shpëtimin e qindra viktimave, përfshirë të mitur dhe emigrantë të shfrytëzuar në mënyra të ndryshme, si punë të detyruar dhe skllavëri seksuale. Më tej, u zbuluan rrjete të mashtrimeve online dhe qendra shfrytëzimi, ndërsa grupet kriminale, që veprojnë gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht, janë goditur rëndë. Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock, tha se vetëm me veprime të koordinuara mund të luftohen kërcënimet që vijnë nga krimi i organizuar ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit