Ndeshja Inter-Arsenal do të jetë kryendeshja e ditës së sotme në Uefa Champions League. Të dyja ekipet janë me pikë të barabarta në këtë kompeticion duke patur 1 barazim dhe 2 fitore. Duket se “Azzurër” do të jenë më pretendentë për këtë ndeshje pasi vijnë me një formë më të mirë nga Seria A kurse “Topçinjtë” do të mundohen të rikuperojnë humbjen që patën kundër Newcastle fundjavën e shkuar.
Barcelona do të ketë një ndeshje të lehtë në transfertë kundër Yllit të Kuq të Beogradit ku “Katalanasit” do të pretendojnë vetëm për 3-pikëshin pasi kërkojnë të arrijnë 8-shen në këtë kompeticion, Bayern Munich pret Benfikën në “Allianz Arena” për gjermanët do të jetë objektiv kryesor 3-pikëshi si dhe rikuperimi nga humbja e fundit 3-0 që pësoi në Spanjë.