Mbrëmjen e djeshme Liverpool fitoi bindshëm kundër Bayern Leverkusen me shifrat 4-0 duke ja errësuar Xabi Alonsos rikthimin në “Anfield”.
“The Reds” luajtën shkëlqyer kundër një mbrojtjeje vërtet të mirë, në këtë ndeshje spikati sulmuesi brazilian Luiz Diaz i cili shënoi një tripletë golash në 45 minutat e pjesës së parë.
Kjo disfatë për Alonson do të ketë qenë vërtet e vështirë, pasi mund të ishte ai trajneri i Redsave nëqoftëse do të kishte pranuar pas largimit të Klop.
Tani Liverpool duket se është i kënaqur me praninë e Slot në pankinë pasi kryeson jo vetëm në Uefa Champions League pa asnjë humbje por dhe në Premier League.