Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzoi sot se Ilir Metës në burg i janë mohuar të drejtat më bazike, ai nuk është lejuar të flasë me avokatin.
“Ka të drejtë të komunikojë me avokatin dhe ky nen është shkelur me të dyja këmbët nga narko-policia e Ramës. Arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe secili ka të drejtë të dijë se pse arrestohet dhe kjo është shkelur për Ilir Metën me të dyja këmbët.
Rasti i 21 Tetorit, rrëmbimi terrorist i Presidentit Meta tregon qartë që nuk i është komunikuar asnjë vendim gjyqësor, nuk janë lejuar të telefonojnë avokatin dhe ata persona me maska s’kanë pranuar të identifikohen.
Pretendohet se këta policë janë identifikuar, por emrat e skuadrës terroriste nuk i kemi në dispozicion. Shkelja e të gjitha të drejtave, provojnë se nuk kemi të bëjmë me asgjë me shumë veçse me një arrestim të paligjshëm dhe banditesk.
Tregohet qartë që një arrestim i paligjshëm ka pasoja për integritetin e drejtësisë. I gjithë kuadri ligjor që është shkelur haptas, është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim më kushtetutën e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut” tha ai.