Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim informal në Budapest së bashku me homologu grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulidis.
Sipas medias greke Protothema.gr ata patën një diskutim të shkurtër pak para fillimit të sesionit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Raportohet se ata shkëmbyen mendime mbi rezultatin e zgjedhjeve amerikane, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.