Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares shqiptare, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Champions League.
Mbrojtësi i Atalantës shkëlqeu me paraqitjen e tij në fitoren 2-0 ndaj Shtutgartit, duke qenë një titullar i padiskutueshëm për skuadrën italiane.
Faqja e statistikave Sofascore e ka vlerësuar Gjimshitin me notën 8, duke e përfshirë atë në formacionin e javës së 4-t të kompeticionit.