-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korreshi nga Kuvendi: Pensionistët s’kanë para për as kafe, lahen me test enësh

Kryesoret

Deputeti Saimir Korreshi ka bërë një deklaratë gjatë seancës në Kuvend, duke ironizuar mbi gjendjen e vështirë të pensionistëve në Shqipëri. Ai përmendi se shumë pensionistë nuk kanë mundësi të blejnë as kafe, duke kritikuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin që po i rëndon ata.

Në fjalimin e tij, Korreshi ka theksuar se pensionistët shqiptarë nuk mund të përballojnë as shpenzime të përditshme si sheqeri, dhe ka ironizuar se disa prej tyre duhet të pijnë kafe turke pa sheqer, për shkak të pamundësisë për të blerë edhe një kilogram sheqer.

“E di çfarë shamposh përdorin pensionistët, tre në një. Test enësh për të larë kokën, duar dhe këmbët. Mos u tallni, se vijnë kaq shumë turistë dhe dalin kaq shumë turistë. Ishalla i mbajnë fort kalamajtë nga andej, se këtu pensionistët shqiptarë nuk ka. Kanë dalë të luajnë domino, se nuk kanë për kafe, se edhe kafja është rritur. Më tregoni mua, të vej një njeri pensionistit në shtëpi, ishalla është nga ata që pi kafe turke pa sheqer, se nuk blejnë dot as një kilogram sheqer. O Zoti ministër, u ke kaluar atyre një cik nafte makinave të kontrollit, se na grijnë ato, o burrë i dheut.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit