Mëngjesin e sotëm një magazinë në lagjen “Daniel Matila” u përfshi nga flakët dh si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë mabërritur forcat zjarrfikëse që po mundohen që të shuajnë flakët.
Një efektiv zjarrfikës për shkak të nevojës për oksigjen dërgohet në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Ai u transportua nga një ambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.