-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projektbuxheti 2025/ Ulen shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë

Kryesoret

Fondet që financojnë programet dhe funksionet e qeverisë nga buxheti vit pas vit vijnë në rritje në vlera nominale, por disa funksionime marrin më pak ose më shumë fonde në raport me totalin e shpenzimeve që planifikohen të kryhen gjatë një viti.

Një tabelë që shoqëron projektbuxhetin 2025 tregon se funksionet e mbrojtjes sociale që zakonisht janë pagesat e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe papunësinë vitin që vjen do të zënë 27.8 % të shpenzimeve totale buxhetore nga 29.3 për qind që pritet të zënë këtë vit.

Shpenzimet për shëndetësinë do të zënë 9.2 % të shpenzimeve totale nga 9.4 për qind në buxhetin fillestar 2024.

Gjithashtu shërbimet e përgjithshme publike marrin 6.9 për qind të totalit të shpenzimeve nga 7.5 % këtë vit.

Funksioni më rritjen më të madhe të financimit në raport me madhësinë e buxhetit 2025 janë “Çështjet ekonomike që më 2025 marrin 9.6% të shpenzimeve totale nga 7.9% që pritet të jenë këtë vit.

Fondet për funksionet e “Strehimi dhe komoditetet ndaj komunitetit” do të zënë 4.4 % të shpenzimeve totale me 2025 nga 4 % që zënë këtë vit.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit