Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime gjatë qëndrimit në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Europian, mes tyre ka realizuar një bisedë edhe me sekretarin e ri të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Detaje të bisedës ende nuk dihen. Nuk përjashtohet që kryeministri Rama t’i ketë shpalosur edhe shefit të ri të aleancës idenë për t’i ofruar NATO-s një bazë të re detare në Durrës.