-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Rama mashtron me rritjen e pensioneve, hileja është mbivlerësimi i lekut

Kryesoret

Deputeti Agron Shehaj ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar pensionistët shqiptarë lidhur me rritjen e pensioneve.

Sipas Shehajt, pensionet janë rritur mesatarisht vetëm me 382 lekë në vit, dhe duke llogaritur inflacionin e 30% gjatë dekadës së fundit, ato kanë humbur vlerën.

Ai e akuzon Ramën se ka përdorur një “hile” për të manipuluar shifrat, duke thënë se pensionet janë rritur nga 101 në 183 mijë lekë, një rritje që në realitet është iluzive.

Në vijim, kreu i “Mundësia” tha se Rama kur i llogariti pensionet, i ktheu në euro dhe e bëri rritjen me rreth 80% në 10 vjet.

Por si qëndron e vërteta? E vërteta është që pensioni mesatar në 2013 ishte 14500 lekë. Në 2023, pensioni mesatar është 18300 lekë dhe rritja është me 26%. Praktikisht i bie 382 lekë në vit më shumë.

Dhe 26% e bëri 83% duke mashtruar pensionistët, që qartësisht mbase nuk kuptojnë nga ekonomia, por e dinë sesa lekë kanë në xhep.

Me një mashtrim para të gjithëve e bëri 26%-in në 83%. Si e bëri? Para se të bënte krahasimin, i ktheu njëherë në euro dhe me që leku është përforcuar në këto vite, i rriti gjasme pensionet me 83%”, tha Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit