Mbrëmjen e djeshme në Don Bosko ka ndodhur një shpërthim në banesën e Aranit Beqirit.
Nga pamjet e sigurisë shikohet që lënda shpërthyese është tritol dhe është hedhur nga një person i maskuar me kapuç në kokë.
Nga shpërthimi nuk ka dëme materiale dhe në njerëz.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes pasi kjo banesë është e pabanuar sepse Aranit Beqiraj ndodhet jashtë Shqipërisë. Ai është proceduar para disa muajsh nga policia për ndërtim pa leje pasi ka nisur rikontruksionin e shtëpisë pa leje.