Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Asaf Hajiyev, për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe PABSEC.
Gjatë takimit, ata vlerësuan presidencën e suksesshme të Shqipërisë në këtë organizatë gjatë periudhës nëntor 2023-qershor 2024 dhe theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe integrimit me Bashkimin Europian.