-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Protesta i ka “kall datën” Veliajt, do ta varim në shtyllën e turpit kombëtar

Kryesoret

Lideri i opozitës, Sali Berisha, komentoi protestën e qytetarëve të Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilit i janë arrestuar disa drejtorë për akuzat e korrupsionit dhe vjedhjes së fondeve. Gjatë një fjalimi, Berisha theksoi se mosbindja civile e qytetarëve para Bashkisë ka ndikuar në diskreditimin e Veliajt, duke e quajtur atë “kryehajdut” të Tiranës.

“Mosbindja civile para Bashkisë së Tiranës i ka kall datën kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj,” – tha Berisha, duke e quajtur protestën e qytetarëve një hap të rëndësishëm për të ekspozuar Veliajn dhe qeverisjen e tij.

Berisha: Të dashur miq, Shqipëria sot udhëhiqet nga krimi, udhëhiqet nga bandat e krimit, nga mafia ndërkombëtare.

Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka patur nevojën më jetike për dashurinë tonë se sot, për sakrificën tonë, për guximin tonë.

Ndaj edhe, ju ftojmë të vazhdojmë ne të pamposhtur mosbindjen civile.

I përshëndes përzemërsisht ata qytetarë dhe qytetare që vazhduan edhe sot mosbindjen civile para Bashkisë së Tiranës. I keni kall datën! I keni kall tmerrin! E keni shndërruar në hije kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj.

Ju garantoj se së shpejti do ta varni në shtyllën e turpit kombëtar këtë hajdut të pafytyrë!

Ndaj edhe, ju ftoj të pamposhtur të vazhdojmë këtë betejë.

Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Fitore! Fitore! Fitore!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit