-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Capital T ngre padi ndaj gazetarit Robert Bojaj

Kryesoret

Reperi Capital T (Trim Ademi) ka ushtruar një padi SLAPP (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike) ndaj gazetarit të njohur Robert Bojaj, i cili moderon emisionin “N’mal a n’deti” në ATV. Padia e reperit lidhet me një emision të transmetuar në gusht të këtij viti, ku Bojaj kishte ftuar reperin Besart Gashi (Rreziku). Capital T pretendon se pyetjet e gazetarit Bojaj ishin tendencioze dhe provokuese, me qëllim që të dëmtonin reputacionin e tij.

Në padinë e tij, Capital T kërkon dëmshpërblim nga Bojaj (shuma nuk është specifikuar), kërkon që të vërtetohet shpifja përmes pyetjeve të bëra në emision, dhe që të ndalohet gazetari të përsërisë deklarata të ngjashme ndaj tij në të ardhmen. Përveç kësaj, reperi kërkon kompensim për shpenzimet gjyqësore.

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka analizuar rastin dhe thekson se padia e Capital T është e pabazuar, duke argumentuar se pyetjet e gazetarit nuk mund të dëmtojnë reputacionin e një individi, por përgjigjet e dhëna mund të kenë këtë efekt. Ajo gjithashtu ka ngritur shqetësimin se padia synon të ushtrojë presion mbi gazetarin dhe jo mbi televizionin, një karakteristikë tipike e padive SLAPP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit